Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli priti në një takim përfaqësuesin e UNICEF, z. Roberto de Bernardi.
Kreu i KOKSH shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, z. Gerti Shima dhe zyrtarë të tjerë të institucionit.
Në takim u diskutua mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve në të ardhmen, ndërkohë që presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar njohu miqtë me arritjet e institucionit të tij, programin “Ekipet Sportive 2022” dhe platformën “SportALB”.