Presidenti i KOKSH Z.Fidel Ylli u mireprit ne nje vizite ne Shkup nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar te Maqedonise se Veriut z.Daniel Dimevski, ndërsa shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello dhe punonjësit e tjerë të stafit të KOKSH.
Ky takim u pershendet nga Presidenti i Federates Boterore te Mundjes Z. Nenad Lalovic, njeherazi edhe anetar i Komitetit Olimpik Nderkombetar, i cili nuk nguroi te ofronte mbeshtetjen e tij per zhvillimin e Levizjes Olimpike ne dy vendet.
Drejtuesit e Olimpizmit shkembyen ide bashkepunimi qe u mirepriten edhe nga Z.Lalovic, ku nder te tjera premtoi shume shpejt nje vizite per here te pare ne edhe Shqiperi.
Ky bashkepunim konsiderohet nje tjeter sukses ne vendosjen e marrdhenieve bashkepunuese me vendet e rajonit ne sport.
Ky takim ishte ne kuader te perforcimit te mardhenieve dypaleshe, bashkepunimit ne projekte te perbashketa dhe ideve per zhvillimin e Levizjes Olimpike ne te dy vendet. Shume shpejt pritet te dy Komitetet Olimpike te nenshkruajne Memorandum Bashkepunimi ne Tirane.