KOKSH dhe MASR bashkë drejt L.O. “Tokyo 2020”

18 Maj, 2021

Presidenti i KOKSH z.Fidel Ylli u prit së fundmi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi në ambientet e MASR.

Takimi kishte në fokus përgatitjet për në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” , ndërsa Presidenti Ylli shprehu kërkesën për vaksinimin e delegacionit Olimpik shqiptar si dhe grumbullimet para eventit më të madh sportiv në botë.

Në lidhje me takimin, Ministrja Kushi shprehet se ka qenë i frytshëm, duke e uruar përzemërsisht presidentin e sapogjedhur të KOKSH, Ylli dhe ka garantuar gjithë gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin mes dy institucioneve që përfaqësojnë.

Ky takim ishte i pari pas zgjedhjes se Z.Ylli ne krye te Levizjes Olimpike ne Shqiperi.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL