Takim pune me Ambasadorin Japonez

15 Maj, 2021

Presidenti i KOKSH z.Fidel Ylli u prit sot nga Ambasadori Japonez ne Tirane SH.T.Z. TAKADA Mitsuyuki, ne nje vizite zyrtare ne rezidencen e Ambasades.

Tema e diskutimit ishte organizimi i Lojerave Olimpike “Tokyo 2020” qe pritet te zhvillohen ne datat 23 korrik – 8 gusht te ketij viti.

Presidenti Ylli e njohu Ambasadorin me sportistet pretendente per pjesemarrje ne evenimentin me te madh sportiv ne bote, ndersa Ambasadori u shpreh i gatshem per cdo lloj bashkepunimi ne favor te ekipit Olimpik Shqiptar.

Presidenti Fidel Ylli në këtë takim ishte i shoqëruar nga Z. Kliton Muca Menaxher Projekteve në KOKSH dhe Znj. Luna Methasani Përgjegjëse e Marketing, Media dhe Mardhënieve Ndërkombëtare.

Gjithashtu u diskutua mbi mundesi te tjera bashkepunimi mes KOKSH dhe Ambasades Japoneze per Lojerat, por edhe te promovimit te vendit organizator nepermjet shkembimit kulturor dhe sportiv.

Delegacioni Olimpik Shqiptar per “Tokyo 2020” pritet te jete rreth 6-8 sportiste.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL