Takim mes drejtuesve te KOKSH dhe KOK

15 Maj, 2021

Shqiperi 🇦🇱 🤝 🇽🇰 Kosove

🤝Takim konstruktiv mes drejtuesve të KOK-ut dhe Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) në Prishtinë👐🇽🇰🇦🇱

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin Ismet Krasniqi, kanë pritur sot delegacionin e Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, të kryesuar nga presidenti, Fidel Ylli.

Të pranishëm në takim ishin edhe drejtuesit tjerë të KOK-ut, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentët Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi dhe Mimoza Shkodra Bislimi, si dhe stafi.

Presidenti Ylli shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, Stavri Bello, dhe anëtarët tjerë të stafit, Kliton Muca, Merita Guraziu dhe Luna Methasani.

Takimi i dy presidentëve ishte i pari që prej zgjedhjes së tyre në krye të dy institucioneve më të larta sportive në Kosovë dhe Shqipëri, për të cilën të dy uruan njëri-tjetrin.

Të dyja palët diskutuan edhe tema të ndryshme të bashkëpunimit, të cilat do të hidhen edhe në një memorandum bashkëpunimi që pritet të nënshkruhet ndërmjet dy Komiteteve Olimpike.
Në fund, u shkëmbyen edhe dhurata mes dy palëve.

KOK #KOKSH

@kosovoolympiccommittee

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL