Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli mori pjesë në tryezën e rrumbullakët Konsultative “Procesi i përgatitjes së aplikimit të Tiranës si Qyteti Europian i Sportit”, organizuar nga Bashkia Tiranë dhe kryetari i saj, z. Erion Veliaj.
Të ftuar ishin personalitete të sportit shqiptar.
Gjatë takimit u diskutua mbi fasilitetet sportive në Tiranë dhe mbi mundësitë që këto fasilitete ofrojnë për të realizuar kandidaturën e Tiranës si “Qyteti Europian i Sportit 2023”.