Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe presidenti i Federatës së Peshëngritjes, z. Elez Gjoza zhvilluan sot një takim me këshilltarin e Ambasadës Greke në Shqipëri.
Mes palëve u bisedua mbi konfliktet që po fliten më media mes dy federatave. Nga drejtuesit shqiptarë u sigurua se mes dy federatave nuk ka probleme dhe se sportistët grekë janë të mirëpritur në Shqipëri, duke filluar nga Kampionati Europian për të Rinj dhe U-23.