Takim në kuadër të partneritetit me projektin e EUSA të titulluar “Qyteti, Universiteti, Sporti.”

5 Tetor, 2022

Presidenti i FSHSU, Z. Besnik Veliu, në kuadër të partneritetit me projektin e EUSA (Shoqata Europiane E Sportit Universitar) të titulluar “Qyteti, Universiteti, Sporti.”, mirëpriti në Tiranë:

  • Z. Adam Roczek, Presidenti i EUSA,
  • Z. Jacek Sutryk, Kryetar i bashkisë së qytetit të Wrocław, i cili është përzgjedhur nga EUSA si një nga qytetet që do të jetë pjesë e këtij projekti,
  • Marian Dymalski, zëvendës president i FISU (Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar),
  • Marcin Przychodny, drejtor i terreneve sportive dhe stadiumit të Wrocław.

Qëllimi i projektit është që të vlerësojë dhe të demostrojë bashkëpunimin midis pushtetit vendor dhe universitetit në kuadër të sportit universitar. Për secilin prej anëtarëve të EUSA do të vlerësohet një qytet.

Nga data 30 shtator deri më 3 tetor u organizua vizita studimore e përfaqësuesve të EUSA dhe të pushtetit vendor, në të cilën u planifikua të realizohet edhe një takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj, pasi Tirana do të mirëpresë vitin tjetër (26 qershor -5 korrik ) Kampionatin Europian Universitar Të Futbollit (meshkuj dhe femra), kampionati më i madh të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL