Samiti dedikuar sportit dhe gjithëpërfshirjes së atletëve të “Special Olympics”

7 Tetor, 2022

Për tre ditë, të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale janë mbledhur në Tiranë në një samit dedikuar sportit dhe gjithëpërfshirjes së atletëve të “Special Olympics”.

Presidenti i Komitetit Olimpik, z. Fidel Ylli, në fjalën përshëndetëse gjatë këtij eventi vuri theksin tek njerëzit me aftësi ndryshe.

Aktiviteti i organizuar nga “Special Olympics Albania” zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, dhe promovon tetorin si muajin e ndërgjegjësimit ndaj Sindromës Down.

Eventi po zhvillohet tek Parku Olimpik “Feti Borova” dhe ka afruar të rinj nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja-Hercegovina.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL