Ka filluar sot trajnimi kombëtar me trajnerë dhe mësues të edukimit fizik për metodologjinë e sportit për zhvillim IT, projekt ky i inicuar nga Qëndra “Epoka e Re”, në kuadër të projektit “Sporti për zhvillim-Ndërto të ardhmen” të financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me mbështetjen e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Pas aplikimeve të shumta u përzgjodhën 20 mësues të edukimit fizik, ku u mbajt parasysh shpërndarja gjeografike, barazia gjinore dhe eksperiencat e tyre në aktivitetet sportive.
Krahas trajnerëve që zhvilluan sesionin e parë , ishte prezent dhe Drejtoresha Akademisë Olimpike znj. Eda Caushi , e cila në fjalën e saj theksoi rëndësinë e edukimit nëpërmjet sportit, dhe se sa të rëndësishme janë këto trajnime për pasurimin e metotologjisë për mësuesit e edukimit fizik.
Përfaqësuesit e GIZ dhe të Qendrës Epoka e Re ndoqën realizimin e programit të trajnimit që do të vazhdoj për 4 ditë në qytetin e Durrësit.