Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar

9 Maj, 2022

.Është publikuar muajin që sapo lamë pas numri më i fundit i revistës së Komitetit Evropian Olimpik, “Newsletter”, ku një ndër artikujt e publikuar flet për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Në këtë buletin, të revistës “Newsletter” spikati dhe mesazhi i Presidentit të Komitetit Olimpik Evropian, Spyros Capralos, i cili falenderoi të gjitha Komitetet Olimpike Kombëtare të Evropës, për ndihmën dhe mbështetjen që po i japin popullit ukrainas në këto kohë të vështira për ta.

“Unë pata nderin të përfaqësoja EOC në një takim të Këshillit të Arsimit, Rinisë, Kulturës dhe Sportit të Bashkimit Evropian, në Luksemburg, ku nënvizova rëndësinë kritike të Modelit Evropian të Sportit për të ardhmen e sportit në kontinentit, si dhe sesi modeli mundëson që vlerat e BE-së të shpërndahen në brezin e ardhshëm.”,- thuhet më tej në mesazhin e Presidentit Capralos.

Më tej, Presidenti i Komitetit Olimpik Evropian njoftoi dhe për zhvillimin e 2 eventeve të rradhës. “Mbrëmjen Evropiane të Sportit dhe Forumin Evropian të Atletëve”, që do të zhvillohet në datat 21-22 qershor në Bruksel dhe “Forumin Sportiv të BE-së”, në Lilë, të Francës.

Në numrin e fundit të revistës “Newsletter” u publikua dhe një artikull, mbi takimin e Presidentit të KOKSH, z. Fidel Ylli me zv/ministrin e ri të Arsimit dhe Sportit, z. Endrit Hoxha. Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima, zv/Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Erlind Pëllumbi dhe Drejtori i Drejtorisë së Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, z. Jetlir Gjergji.

“Zv/ministri i ri i sporteve u emërua nga Qeveria, me propozim të Presidentit të KOKSH, z. Fidel Ylli, ndërsa më herët z. Endrit Hoxha ka qënë dhe anëtar i Komisionit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Shqiptar”,- shkruhet në artikullin e revistës së Komitetit Olimpik Evropian. Ndërkaq, më tej në artikullin e revistës prestigjoze thuhet se, në fokus të takimit ishte dhe nevoja e bashkëpunimit urgjent mes KOKSH dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL