Sqarim për Anëtarët e Asamblesë së KOKSH
Të nderuar Anëtarë,
Dëshirojmë t’ju sqarojmë në lidhje me njoftimin e zhvillimit të dy Asambleve, atë Statutore dhe atë Zgjedhore, sipas Rezolutës së miratuar nga JU në datën 09.2.2020 si dhe vendimit të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH për këtë qëllim.
Vendimi i Komitetit Ekzekutiv bazohet në zbatim dhe plotësim të Rezolutës së gjithë pranuar nga të gjithë anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH më datë 09.02.2020, në të cilën përcaktohet qartë hierarkia vendimmarrëse dhe afatet kohore.
Ju informojmë se Komiteti Ekzekutiv i KOKSH e ka marrë tashmë këtë vendim në perputhje me paragrafin 2 të Rezolutës në të cilën citohet:
2. Organet drejtuese dhe hierarkia vendimmarrëse duhet të respektohen si më poshtë:
a. Asambleja e Përgjithshme si organi suprem vendimmarrës
b. Komiteti Ekzekutiv
Askush duke përfshirë Presidentin ose ndonjë zyrtar/anëtar tjetër i Komitetit Ekzekutiv nuk mund të marrë vendime individuale ose të njëanshme, dhe të gjitha vendimet e marra nga organet drejtuese të përmendura më lart duhet të respektohen.
Për sa më sipër, duket qartë që Presidenti është duke u shprehur me vendime të njëanëshme gjë e cila është në kundërshtim me Rezolutën, nuk i shërben aspak procesit për të cilën është rënë dakord si vullnet i plotë i anëtarëve të Asamblesë, si dhe kundër vendimmarrjes me shumicë të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH.
Të nderuar Anëtarë, luteni të respektoni Rezolutën dhe hierarkinë vendimmarrëse në mënyrë që ti jepet sa më shpejtë zgjidhje krizës së KOKSH.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar