Drejtuar : Anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH
Lënda: Njoftim
Të nderuar Anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH,
Në bazë të Statutit të KOKSH dhe zbatim të Rezolutës së dakordësuar në Asamblenë e Jashtëzakonshme të datës 09/02/2020, ju njoftojmë se Komiteti Ekzekutiv i KOKSH në mbledhjen e datës 10.11.2020 vendosi me shumicë si vijon:
- Mbajtjen e Asamblesë Statutore të KOKSH ditën e diel, datë 13 Dhjetor 2020
- Mbajtjen e Asamblesë Zgjedhore të KOKSH ditën e mërkurë, datë 23 Dhjetor 2020.
Në ditët në vijim do t’ju njoftojmë më shumë për detajet, vendin dhe orën e mbajtjes së Asambleve.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj në përmbushjen me sukses të Rezolutës së gjithë pranuar.