Qendra “Epoka e Re”, në kuadër të projektit “Sporti për zhvillim-Ndërto të ardhmen” të financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me mbështetjen e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, hap thirrjen për pjesmarrjen në trajnimin kombëtar të trajnerëve/mësuesve të edukimit fizik për metodologjinë e sportit për zhvillim.
Projekti “Sporti për zhvillim- Ndërto të ardhmen” synon të forcojë, përhapë dhe promovojë edukimin jo-formal nëpërmjet aktiviteteve sportive në nivel kombëtar dhe rajonal.
Trajnimi Kombëtar katër ditor do të sjellë së bashku 20 trajner/mësues të edukimit fizik, të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme në Shqipëri, të cilët do të trajnohen mbi metodologjinë e Sportit për Zhvillim (S4D). Trajnerët/mësuesit e përzgjedhur, do të marrin njohuri dhe do të zhvillojnë aftësitë për përdorimin e metodologjisë S4D në nxitjen e përfshirjes sociale, bashkëpunimit, punës në grup dhe promovimit të barazisë gjinore në komunitetet e tyre.
Datat e trajnimit: 10-14 Maj 2022
Vendi i trajnimit: Durrës
Afati i aplikimit: 4 Maj 2022