KOKSH është në kërkim të një Rregjizor/eje të dytë. Ky individ do të jetë përgjegjës për realizimin e videove dhe transmetimeve live, si dhe për koordinimin e burimeve njerëzore për të realizuar produktet finale.
Ky person do të punojë me përmbajtjen që transmetohet në video dhe duhet të ketë njohuri mbi aspektet teknike të krijimit të videove dhe transmetimeve live, me specifikisht për ato të natyrës sportive.
Ky individ do të ndjekë hap pas hapi dhe do të organizojë ecurinë e projektit audiovizual; do të parashikojë kohëzgjatjen e xhirimeve; skenarin; do të përgatisë vendin e xhirimit, ndriçimin dhe çdo çështje tjetër që lidhet me realizimin e një videoje apo transmetimi live, si dhe do të zbatojë detyra të tjera që mund të lindin mbi mbarëvajtjen e punës apo që i delegohen nga supervizori përkatës.
Për më shumë shfletoni njoftimin e plotë: