SPORTI DHE GJITHEPERFSHIRJA – PROMOVIM PER LEVIZJEN PARALIMPIKE

12 Qershor, 2012

Sporti dhe gjithëpërfshirja

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ishte sot promotor i tryezës së rrumbullakët “Sporti dhe Gjithëpërfshirja” zhvilluar në kuadër të javës “Promovojmë  Gjithëpërfshirjen”, në partneritet me Vodafone Albania Foundation, Ministrinë e Turizmit Rinisë Kulturës dhe Sporteve dhe British Council në ambientet e Tirana International  Hotel.

Znj. Aida Bërxholli, Drejtore e British Council Albania, informoi të pranishmit në lidhje me rezultatet e projektit “Lëvizja Paralimpike Shiptare”. Më pas përshëndetën inisiativën për këtë projekt dhe realizimin e kësaj tryeze Zv. Ministri  i MTKRS Z. Bajaziti dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello, zv. Rektori i UST z. Arben Kacurri.

Tryeza ngriti diskutime për cështjet në lidhje me:

krijimin e kushteve dhe të strukturave për një mbështetje më të madhe të personave me aftësitë të kufizuar, të inkuadruar në shoqata të ndryshme si;. Komiteti Paralimpik, Olimpiku special, Forumi Rinor i personave me aftësi të kufizuara. Inisiativa të tilla dhe propozime që u ngritën nga z. Bello dhe z. Greva u mbështeten nga përfaqësues të MTKRS  dhe UST me premtime konkrete .

U premtua krijimi i strukturave të përshtatshme administrative sic ishte sigurimi i ambienteve nga MTKRS dhe pajisja e zyrave nga KOKSH si një suport logjistik për një mirëorganizim të punës për anëtarët e Komitetit Paralimpik. Gjithashtu idetë për realizimin e një databaze për  personat me aftësi të kufizuar në të gjithë vendin apo krijimi i faciliteteve për të ndjekur studimet në UST me anë të kuotave speciale, u prezantua nga përfaqëses të UST dhe u përshëndetën vecanërisht nga personat me aftësi të  kufizuara që ishin në sallë. Eksperiencat pozitive të sportistëve paralimpik i përcollën për të pranishmit z. Doku dhe z. Lule.

  

 

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL