Kursi Lokal i Administratorëve Sportivë

13 Qershor, 2012

Kursi Lokal i Administratorëve Sportivë

Korçë, 13-15 Qershor 2012

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar  filloi sot ne qytetin e Korces Kursin Rajonal te Administratorëve Sportivë, i cili do te zhvillohet tre dite rresht ne datat 13,14 dhe 15 Qershor.

Kursi ne qytetin e Korces eshte i pari per kete vit dhe do te ndiqet dhe nga tre kurse te tjera qe KOKSH do te organizoje ne tre qytete te Shqiperise, me te cilin KOKSH synon te vijoje  me trajnimin e burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit (specialistëve dhe kuadrove sportive) në të gjithë vendin duke iu ofruar pjesëmarrësve në kurse njohuri mbi menaxhimin dhe administrimin sportiv.

Në këtë kurs filluan trajnimin mbi 22 specialistë duke përfaqësuar institucione të ndryshme si: Klubin sportiv, Bashkinë, Drejtortinë Arsimore, etj.

Në emër të KOKSH z. Hysen Domi, President Nderi dhe z.Stavri Bello, Sekretar i Pergjithshem, falenderuan pjesemarresit dhe theksuan angazhimin e KOKSH për ofrimin ne vazhdim të te tillave trajnimeve si dhe  bashkepunimin e frytshem.
Programi i Kursit është bazë në administrimin dhe menaxhimin sportiv dhe do të vijojë trajtimin e temave mbi :

Lëvizjen Olimpike; Fair Play, Vlerat dhe Sjellja Etike në Sport; Menaxhimi, Lidershipi, Qeverisje, Planifikimi Strategjik; Administrim (Zgjidhja e problemeve, vendimmarrja, vlerësimi, komunikimi), Marketing Sportiv, Menaxhim i financave, Puna ne grupe, etj.

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL