Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013” – Takim midis KOKSH, MTKRS dhe Federtave te Sporteve Individuale

4 Qershor, 2012

Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013” – Jemi vonë, herët apo në kohë?!

Sot, më datë 4 Qershor 2012, Komisioni Teknik i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar i drejtuar nga Kyretari i këtij Komisioni z. Viron Bezhani, organizoi një takim me përfaqësues të Federatave të sporteve individuale që bëjnë pjesë në progamin sportiv të Lojrave Mesdhetare 2013 që organizohen në qytetin e Mersinit në Turqi.

Mbledhja e thirrur sot nga Komisioni Teknik ishte vetëm një takim i përbashkët paraprak i KOKSH, MTKRS dhe Federatat Sportive me qëllim që të sensibilizoheshin Federatat sportive për të përfshirë në axhendën e tyre të kalendarit dhe buxhetit për vititn 2013 edhe Lojrat Mesdhetare të cilat për Shqipërinë tashmë pjesëmarrja është bërë një traditë.

Përfaqësuesit e Federatave u shprehën se do ta kenë në konsideratë pjesëmarrjen në këto lojra pasi për të gjithë, mbas Lojrave Olimpike për nga ana e rëndësisë janë Lojrat Mesdhetare. Paraprakisht të gjithë përfaqësuesit e Federatave e konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre por problem më i madh i tyre mbetet ana financiare. Për Shqipërinë ky është një oportunitet për të shfaqur vlerat sportive por nga ana tjetër për sportistët këto lojra janë një vitrinë e mirë si për të përfituar por edhe për të dhënë rezultate domethënëse me medalje apo vende podi.

Nga diskutimet në takim u kërkua që KOKSH, MTKRS dhe Federatat Sportive që kanë interes të marrin pjesë në këto lojra, të kënë një bashkëpunim më të mirë ndërinstitucional. Kjo për faktin që jo vetëm të marrim pjesë por të dërgojmë sportistë cilësorë me objektiva të qarta.

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello theksoi se jemi në kohë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme për një pjesëmarrje me objektiva të qarta për rezultate. Prandaj, kërkohet që Federatat sportive duhet fillimisht të konfirmojnë paraprakisht nëse dëshirojnë të marrin pjesë apo jo dhe nëse po, ata, nga ana e tyre duhet të fillojnë të përcaktojnë sportistët cilësorë me qëllim që të kemi një panoramë të sportistëve cilësorë dhe në bashkëpunim me KOKSH, MTKRS dhe Federata tju ofrojmë këtyre sportistëve kushte më të mira dhe përgatitje të duhur në mënyrë që ne të pretendojmë nga rezultatet e tyre. Pavarësisht kushteve financiare ne si KOKSH në bazë në mundësive tona do të bëjmë të mundur pjesëmarrjen në këto Lojra por kërkojmë që sëbashku me MTKRS dhe Federatat të bashkëpunojmë në sinergji të plotë që të përmbushim objektivat tona për rezultate dhe përfaqësim dinjitoz.

Kryetari i Komisionit Teknik të KOKSH theksoi se ky është thjesh një takim paraprak për të bërë të ditur dhe sensibilizuar Federatat sportive që të fillojnë të mendojnë dhe planifikojnë për aktivitetin e Lojrave Mesdhetare. Mendojmë se jemi në kohën e duhur për të mos thënë vonë për të marrë masat dhe bërë përgatitjet e duhura që Shqipëria të ketë objektiva dhe pritshmëri në Lojrat Mesdhetare Mersin 2013. Përgatitja e këtij ekipi mesdhetar do të jetë trampolinë për Lojrat e ardhshme Olimpike verore Rio 2016.

Megjithatë, për informacione më të detajuara dhe gjëra më konkrete për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në Mersin 2013, në muajin Shtator 2012 do të organizojmë një takim tjetër ndërkohë që do të synojmë ngritjen e një grupi pune të përbërë nga KOKSH, MTKRS dhe Federatat sportive për të koordinuar veprimet për përfaqësimin në Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013”.

z. Vasil Bici, Drejtori i Sporteve në MTKRS në fund të takimit pohoi angazhimin dhe mbështetetjen që do të ketë ky aktivitet si për prioritetin ashtu edhe për rëndësinë që do të kenë këto lojra në buxhetin e fondit grant që jepet nga MTKRS për Federatat sportive. Gjithashtu z. Bici theksoi se për këto lojra mbështetja e MTKRS për sa i përket përfaqësimit të Ekipt Shqiptar me të gjitha elementët e tij do të jetë më i madh se sa në Pescara 2009.

Zyra e Shtypit – KOKSH

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL