Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komiteti Olimpik i Kosovës organizuan një Takim të Përbashkët me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të federatave sportive shqiptare dhe ato kosovare.
Aktiviteti u zhvillua në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet federatave homologe, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe të shërbejë si element motivues për rritjen e rolit dhe njohjen e federatave sportive kosovare në arenën ndërkombëtare.
Ky takim u mbajt në Prizren në Komunën Prevall pranë Hotel Sharr,i ditën e Shtunë datë 10 Nëntor 2012, ora 12.00.
Tryeza qëndrore e takimit përfaqësohej nga znj. Ela Tase, Presidente dhe z. Stavri Bello, Sek. Përgjithshëm për KOKSH, ndërsa z. Besim Hasani, Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe për të përshëndetur këtë takim ishin z. Hajdin Abazi, zv. Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës si dhe Drejtori për Sportin dhe Rininë z. Ibër Alaj.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënshkrimi i Protokoll Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Komiteteve Olimpike e cila u nënshkrua nga znj. Ela Tase dhe z. Besim Hasani, por ky takim ishte edhe shprehja e riforcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet vetë Federatave sportive homologe.
Duke uruar 100 vjetorin e pavarësisë, disa nga përfaqësuesit e federatave përshëndetën këtë takim dhe vlerësuan takimin si shenjë një bashkëpunimi më të ndërsjelltë midis federatave me qëllim rritjen e cilësisë sportive dhe përfaqësimin dinjitoz të sportit Shqiptar dhe Kosovar në arenën ndërkombëtare.
Në emër të KOKSH z. Ela Tse i dhuroi z. Abazi një pllakatë mirënjohjeje për z. Memli Krazniqi, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, për kontributin e tij në rritjen e bashkëpunimit të Lëvizjes Olimpike dhe Sportive të të dy vendeve.
[nggallery id=19]