SESIONI VJETOR I AKADEMISË OLIMPIKE SHQIPTARE

23 Mars, 2012

Sesioni Vjetor i Akademisë Oimpike Shqiptare

Akademia Olimpike Shqiptare pran ë KOKSH ka zhvilluar sot, e premte 23 Mars 2012 Sesionin Vjetor te saj me teme “ Olimpizmi në Sistemin Arsimor”.

Pas fjalës së hapjes nga Presidenti i AOSH z. Agron Cuka si dhe fjalës përshëndetëse të Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z. Stavri Bello, Sesioni vazhdoi me prezantime të temave të ndryshme të cilat kshin për qëllim evidentimin e sportit dhe të Olimpizmit në sistemin Arsimor duke filluar nga ai parashkollor e deri tek ai universitar.

Materiali i parë i prezantuar ishte ai i znj. Elvira Baze “Edukimi Olimpik në Sistemin Parashkollor”, i cili tregoi për realizimin e një dite Olimpike në kopështin e Diellit.

Prezantimi i dytë ishte ai i z. Hermon Madhi me temë “Sporti dhe Arti, një univers pa të cilin njeriu nuk jeton dot”.

Më pas Drejtori i AOSH z. Përparim Ferunaj, prezantoi materialin me temë “Olimpizmi në Sistemin Universitar në Shqipëri”.

 

Për të përfunduar me prezantimin e znj. Silvana Delia me temë “Parimet e Olimpizmit për një zhvillim social-kulturor-shëndetsor dhe paqe ndërkombëtare”.

Të pranishëm ishim përfaqësues të DAR të rretheve të ndryshme të vendit si dhe mësues të Edukimit Fizik të shkollave të ndryshme të Tiranës.

Pas prezantimit të temave të ftuarit bënë pyetje dhe dhanë opinionin e tyre në lidhje me cështjet që u trajtuan në këtë Sesion.

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL