CDO HOTELI DHE RESORTI
TË INTERESUAR
N J O F T I M 4
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është i interesuar të realizojë grumbullimin e Ekipit Olimpik në ambjentete e një hoteli ose resorti, sipas kushteve të mëposhtme:
Datat e parashikuara janë :1-17 Korrik 2012 ( 16 ditë)
Numri personave për akomodim është deri 16 persona.
Akomodimi kërkohet i plotë dhe sipas një menuje të propozuar nga ju.
Menuja ditore do të jetë e kontrolluar nga mjeku I ekipit, sipas marrveshjes që do të lidhet ndërmjet palëve më pas.
Si kushte për akomodim duhet të përfshihen dhe shërbimet e vënies në dispozicion të ambjenteve për relaks dhe sallë palestre për sportistët si dhe transport deri në qendër , në mënyrë që sportistët të mund të realizojnë planet e tyre stërvitore .
Ju lutem na paraqisni disponibilitetin tuaj në lidhje me kërkesën e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për grumbullimin e Ekipit Olimpik dhe ofertën përkatëse .
Oferta kërkohet brenda datës 30 Prill 2012.
Për cdo sqarim na kontaktoni :
Tel : 00355 4 2235249 / dalje 16
Fax: 00355 4 2240565
E-mail: eda.caushi@nocalbania.org.al
Postë: Rruga Muhamet Gjollesha, ish 21 Dhjetori, Tiranë