SERISH SPORTI I ORIENTIMIT GARE NE PARKUN KOMBETAR TE TIRANES

10 Nëntor, 2011

Dje, date 9 Nentor 2011, për herë të dytë në Shqipëri, në kodrat e liqenit artificial të Tiranës, u zhvillua një garë e sportit të orientimit, pjesë e turneut Europian  “Peo Tour 2011” – World Wide Orienteering Promotion, i cili përshkroi  15 vende Europiane, duke zhvilluar 29 kompeticione.  Rreth 100 pjesëmarrës kryesisht të vendeve nordike  morën pjesë në këtë garë, të cilëve iu bashkëngjitën edhe disa garues nga Shqipëria dhe Kosova.

Me dëshirën dhe synimin për ta promovuar dhe zhvilluar këtë sport edhe në Shqipëri, si dhe për të bërë njohur potencialin turistik e të sportit në natyrën shqiptare, ky aktivitet u mbështet nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Bashkia Tiranë, dhe Klubi i Ecjes dhe Vrapimit Tiranë, të cilët organizuan një pritje të ngrohtë për pjesëmarrësit.

Kështu, garuesit u përshëndetën nga Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello, dhe Drejtori i Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë, z. Artan Pogoni, të cilët i përgëzuan të pranishmit, duke theksuar rëndësinë e këtij sporti të shëndëtshëm e të praktikueshëm nga të gjitha moshat, dhe duke shprehur vullnetin për ta promovuar këtë sport edhe në Shqipëri, duke organizuar aktivitete të mëtejshme.

Garuesit patën mundësinë të njiheshin me një pjesë të aktiviteteve të KOKSH, nëpërmjet stendave ekspozuese me fotografi e postera.
Orienteering

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL