Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi me datë 26 Shkurt 2013 , në sallën e konferencave tek “Te stela” resort një Seminar me pjesëmarrjen e të gjithë Federatave Sportive Shqiptare.
Tema e Seminarit ishte dedikuar Planit të ri katërvjecar të programeve të Solidaritetit Olimpik 2013-2016 dhe Lojërave Mesdhetare “Mersin 2013” që do të mbahen në Qershor, në Turqi.
Qëllimi kryesor i Seminarit ishte prezantimi për Federatat të mundësive të ndryshme që ofrojnë Programet e Solidaritetit Olimpik dhe të inkurajohen ata që të jenë më aktiv për të përfituar dhe shfrytëzuar mjetet dhe mundësitë e dhëna nga këto programe zhvillimi.
Seminari u realizua nëpërmjet prezantimeve të programeve të Solidaritet Olimpik të ilustruara me materiale përkatëse.
Në seancën paradite, vëndin kryesor e zunë programet e Solidaritetit Olimpik 2013-2016 :
- Sportistët
- Trajnerët
- Manaxherët sportivë
- Promovimi i Vlerave Olimpike
Për secilin prej tyre, lektorët dhanë shpjegime dhe detaje për nënprogramet, kriteret, si dhe procedurat për aplikime dhe plotësimin e kërkesave në mënyrë të saktë.
Programet sipas kategorive u prezantuan nga:
- Trajnerët – Hysen Domi, President Nderi i KOKSH
- Menaxherët sportivë – Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH
- Sportistët – Kliton Muca, Menaxher Projektesh në KOKSH
- Vlerat Olimpike – Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH
Pas cdo prezantimi u zhvillua një panel diskutimi në të cilën të gjithë përfaqësuesit kishin të drejtë të paraqesnin pyetjet mbi ceshtjet e prezantuara.
Në Seminar morën pjesë përfaqësues të MTKRS, z.Vasil Bici-Drejtor i Sporteve dhe z. Arjan Konomi , specialist për Sportin cilësor.
Përfaqësuesit e MTKRS përfshëndetën organizimin e Seminarit duke e konsideruar atë si një mjet mjaft të rëndësishëm për punën e Federatave.
Gjithashtu, në kuadër të programeve të Solidaritetit Olimpik, z. Bello prezantoi tek pjesëmarësit Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) për të cilin KOKSH ka filluar regjistrimin e kandidatëve dhe së shpejti fillon, si dhe i bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të konsiderojnë ndjekjen e kursit si një kontribut të vlefshëm për zhvillimin e burimeve njerëzore për një menaxhim më të mirë të organizatave të tyre sportive.
Në seancën pasdite, Seminari vijoi me trajtimin e një cështje mjaft të rëndësishme, me interes të përbashkët të palëve që janë Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013”.
Pjesëmarrësit u informuan në detaje mbi procedurën e pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare 2013, afatet që duhen respektuar, si dhe ui kërkua Federatave që të bëjnë konfirmimet mbi numrin e sportistëve pjesëmarrës për cdo disiplinë sportive.
Në përfundim të seminarit secila nga Federatat ishte e ndërgjegjshme mbi rëndësinë e bashkëpunimit në kohë në mënyrë që pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare të jetë një sukses për ekipet tona.