2 Dhejtor 2016
Në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në sport dhe sidomos atë në fushën e menaxhimit të organizatave sportive Olimpike, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pëmbylli me sukses Kursin e tretë të Avancuar mbi Menaxhimin Sportiv (ASMC 3).
Pjesëmarrësit nga organizata sportive të ndryshme realizuan mbrojtjen e Projekt-temes duke konkretizuar njohuritë e marra përgjatë Kursit të Avancuar të Menaxhimit Sportiv ASMC 3 në një seancë të vecantë në ambientet e Hotel Mondial.
Kursi që mbështetet dhe financohet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i mundëson personave të nivelit ekzekutiv, vullnetarë (të zgjedhur në bordet drejtuese) apo anëtarëve të stafit, të përmirësojnë dhe zgjerojnë aftësitë e tyre menaxheriale, njëkohësisht të kontribuojnë në një komunitet që mëson nga njëri-tjetri.
Të pranishëm në këtë seancë të mbrojtjes së projekt-temave të pjesëmarrësve të ASMC 3 ishin: Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani, Drejtori i Programit të ASMC liçensuar nga IOC z. Stavri Bello, Majlinda Pilinci anëtare e bordit ekzekutiv të KOKSH dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit të Kualifikimit pranë KOKSH, fasilitatorët e ASMC Leonard Tase dhe Kliton Muca, si dhe Adriatik Meta, Fatbardha Kovaci dhe Genci Nexhipi anëtarë të Komisionit të Kualifikimit, të
cilët pasi dëgjuan punimet, dhanë vlerësimet përkatëse.
Punimet e diplomave përfshinin tematika si: Menaxhimi i organizatës, Planifikimi Strategjik, Burimet Njerëzore, Menaxhimi Financiar, Marketingu sportiv dhe Organizimi i ngjarjeve sportive.
Në këtë seancë të ftuar ishin edhe pjesemarres te diplomuar në vitet paraardhëse dhe përfaqësues nga Federatat Sportive në vend.
Albanian National Olympic Committee successfully concluded the 3rd edition of the Advanced Sport Management Course, an annual program in the context of improvement and development of human resources in sport and specially the management sports organization area.
Participants from different sports organizations, who attended the Advanced Sport Management Course ASMC3, concluded the final phase of the program by defending in front of a designated panel their project thesis in Tirana.
The Advanced Sport Management Course, supported and funded by Olympic Solidarity of International Olympic Committee allows executive board, volunteers (elected by executive board) or member of staff, to improve and expand their skills in management, while contributing to a community that learns from each other.
Present to follow the session was Mr. Viron Bezhani President of Albanian NOC, Mr. Stavri Bello Program Director of ASMC, Majlinda Pilinci member of Executive Board and Head of Qualification Commission, program facilitators Leonard Tase and Kliton Muca, and thesis tutors Adriatik Meta, Fatbardha Kovaci and Genci Nexhipi, after hearing the presentations, gave the relevant assessment.
Thesis works consisted on: Management Organization, Strategic Planning, Human Resources, Financial Management, Sports Marketing, Organization of Sports Events.
At the defense session past ASMC graduates and representatives of National Sports Federations were also invited to attend the final session of ASMC 3.