Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli ishte i pranishëm në çeljen e festimeve të “Javës së Kulturës Kineze” organizuar nga Ambasada Kineze.
Kreu i KOKSH, në fjalën e tij para të pranishmëve tha se Kina e ka mahnitur mes dy vizitave “Pekin 2008” si shef Misioni dhe “Pekin 2022” si President i KOKSH, dhe vijon t’i lërë mbresa të jashtëzakonshme me filozofinë e të jetuarit, kulturën, artin, traditat, kuzhinën dhe sportin.
Z. Ylli falenderoi ambasadorin Ding Zhou për ftesën si dhe ju bëri thirrje publikut të praktikojnë “Taiji kineze”, artin marcial tradicional kinez, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.
Festimet do të zgjasin një javë dhe përfshijnë aktivitete të ndryshme kulturore.