Trajnimi i volejbollit me trajnerë nga qarqet Tiranë dhe Durrës mbyll fazën e parë të specializimeve për “Ekipet Sportive 2022”.
Veç drejtuesve të projektit, Reinaldo Krisafi dhe Bledar Doçi, i pranishëm në takim ishte edhe presidenti i FSHV, z. Erlind Pëllumbi, i cili tha se ky është trajnimi i parë që do të pasohet edhe nga të tjerë, ndërsa synimi është masivizimi i volejbollit.
Lektori i volejbollit, z. Arjan Shehu deklaroi se tani është radha e trajnerëve që të bëjnë më të mirën me ekipet e moshave.