Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, z. Fidel Ylli priti në një takim zëvendëspresidentin e Unionit Europian të Taekwondosë, z. Metin Sahin, i cili është në Shqipëri për kampionatin Europian të Taekwondo’s U-21, që zhvillohet në Tiranë nga 27 deri në 30 shtator.
Të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Sporteve, z. Endrit Hoxha, presidenti i FSHT, Eljon Kolziu, sekretari i përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima dhe zyrtarët Chakir Chelbat, Usman Dildar, Ali Sagirkaya, Mohammed Argoubi nga Unioni i taekwondosë.







Zoti Ylli bëri një panoramë të sportit shqiptar si dhe zbuloi se taekwondoja mund të jetë sporti i radhës që futet në projektin e ekipeve në shkolla. Miqtë falënderuan presidentin e KOKSH-it për pritjen si dhe mbetën të surprizuar nga “Ekipet Sportive” dhe platforma “Sportalb”.
Në përfundim të takimit, Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, në shenjë falenderimi për organizimin e Kampionatit Europian të Taekwondo’s U21 i cili zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, shkëmbeu me të ftuarit disa dhurata simbolike.






