Me shpërndarjen certifikatave mbyllet “Kursi Teknik i Trajnerëve dhe Arbitrave të Sportit të Mundjes”.
Certifikatat u dorëzuan në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Komitetit Olimpik, ku ishin të pranishëm presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, Presidenti i Federatës së Mundjes, z. Sahit Prizreni, si dhe zyrtarë të tjerë.
22 trajnerët u pajisën me dy certifikata, një nga “World Wrestling” dhe tjetra mundësuar nga KOKSH, e mbështetur nga “Olympic Solidarity”.
Mentor i këtij kursi teknik ishte kampioni Botëror i Mundjes, z. Mohamed Abdelfattah.