Luiza Gega thyen një tjetër rekord kombëtar, atë të 5 km në rrugë.
Kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa, ka fituar garën “Notte delle Stelle”, e zhvilluar sot në Itali, duke shkëlqyer në rrugët e Forlisë dhe duke lënë pas vajzat më të shpejta të Botës.
Me kohën 15.39, Gega vendosi edhe rekordin e ri kombëtar në këtë disiplinë.
Viti 2022 është më i miri për Luiza Gegën, sepse veç të qenit Kampione Europe atletja po ri-thyen të gjitha rekordet kombëtare.

