Mbledhja e pare e Komitetit Ekzekutiv 2021-2024

4 Qershor, 2021

Komiteti Ekzekutiv i KOKSH (2021-2024) i zgjedhur nga Asambleja e Pergjithshme Zgjedhore e dates 17 prill 2021, ka zhvilluar mbledhjen e tij te pare ne 01/06/2021, ora 16:00 ne ambientet e Parkut Olimpik te Tiranes.

Fokusi kryesor i kesaj mbledhje ishin pergatitjet per Lojerat Olimpike “Tokyo 2020” ku Shqiperia pritet te marre pjese me 7-8 sportiste:

  • Luiza Gega – Atletike
  • Briken Calja – Peshengritje
  • Matvei Petrov – Gjimnastike
  • Manuela Delilaj – Qitje
  • Izmir Smajlaj – Atletike
  • Nikol Merizaj – Not
  • Kledi Kadiu – Not

Priten ende zyrtarizimet e Ranking List perfundimtare te Federatave Boterore te disa sporteve te tjera si Peshengritjes, Judo, Karate dhe Taekwondo, ku mund te kemi ende shanse per te marre ftese per ndonje sportist tjeter qe do t’i bashkohet delegacionit Olimpik shqiptar.

I gjithe delegacioni Olimpik po vaksinohet kunder Covid-19 me vaksinen Pfizer Biontech, ne kuader te bashkepunimit qe kemi arritur me Ministrine e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrine e Arsimit, Sportit dhe Rinise si dhe Komitetin Olimpik Nderkombetar.

Ne kete mbledhje u moren nje sere vendimesh te rendesishme si vijon:

  • U miratuan mbeshtetjet financiare per grumbullimin para Lojerave Olimpike te 4 sportisteve elitare ( Luiza Gega 16200€, Briken Calja 24400€, Izmir Smajlaj 24400€ dhe Nikol Merizaj 5000€) qe kane paraqitur projekt deri tani, ne vleren e 70.000 euro total ndersa priten projektet e sportisteve te tjere pjesemarres ne Olimpiade, sipas specifikimeve te gjithsecilit sport per te nisur grumbullimin para Lojerave.
  • U miratua pjesemarrja ne Lojerat Mesdhetare “Oran 2022” qe do te zhvillohen në Oran, Algjeri në datat 25 qershor – 5 korrik 2022.
  • U miratua pjesëmarrja ne Festivalin Olimpik Europian per te Rinj, edicioni Veror “EYOF Banska Bystrica 2022” qe do të zhvillohet me 24-30 korrik 2022 në Sllovaki dhe edicioni dimeror “EYOF Voukatti 2022” qe do të zhvillohet ne 20-25 mars 2022 ne Finlande.
  • U miratua projekti i paraqitur nga Federata Shqiptare e Harkut per pjesëmarrje ne gare kualifikuese per Lojerat Paralimpike « Tokyo 2020 » ne vleren 3158 euro.
  • U miratua projekti i paraqitur nga Akademia Olimpike Shqiptare per pjesëmarrje ne Bullgari, ku do te nenshkruajne nje marreveshje bashkepunimi mes dy Akademive Olimpike dhe do te shkembejne eksperiencat, ne vleren 116.810 leke.
  • U miratua kontrata 3 mujore e punes per Sekretarin e Pergjithshem z. Stavri Bello deri me 1 shtator 2021, sa te perfundojne edhe Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”.
  • U dakordesua ne parim qe pas shtatorit 2021 te zhvillohet Asambleja e Pergjithshme e KOKSH, ku nder te tjera do te miratohet Sportisti Izmir Smajlaj, si anetar me te drejte vote ne Komitet Ekzekutiv.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL