Komiteti Olimpik Kombëtar Shqipëtar, Universiteti “Barleti” dhe Shoqata “Barleti” do të bashkëpunojnë për zhvillimin e sportit shqiptar.
Në ambientet e KOKSH, me praninë e Presidentit, z. Fidel Ylli, Rektores së Universitetit “Barleti”, znj. Suzana Guxholli, si dhe të z. Ilia Kuro, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit midis Komitetit Olimpik, Universitetit “Barleti” dhe Shoqatës “Barleti”.
Për pesë vitet në vijim, këto tre institucione do të ndërveprojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin për projekte e nisma mbi sportin, kohezionin social, komunitetin, shëndetin, etj.
Qëllimi i marrëveshjes është promovimi, zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve sportive.
Presidenti i Komitetit Olimpik, pasi falënderoi dy drejtuesit e Universitetit dhe të Shoqatës “Barleti”, tha se shpreson që vitin e ardhshëm edhe universitet private t’i bashkohen projektit “Ekipet Sportive 2022” me lojtarë amatorë.

