Ambasadori i Japonisë në Shqipëri vizitoi zyrat e KOKSH

12 Tetor, 2022

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Mitsuyuki Takada zhvilloi një vizitë në zyrat e Komitetit Olimpik ku u takua me presidentin, z. Fidel Ylli dhe zyrtarë të tjerë të KOKSH.

Z. Takada shoqërohej nga znj. Shizuka Nakano, z. Sokol Konomi, si dhe instruktori i xhudos, z. Juto Nishimaki.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar njohu mikun me arritjet dhe projektet që po zhvillon institucioni që ai drejton.

Të pranishmit në takim ndoqën në palestrën e KOKSH edhe një pjesë të demonstrimit të instruktorit japonez Juto Nishimaki, i cili ndodhet në vendin tonë për të specializuar trajnerët shqiptarë të xhudos.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL