Ambasada Japoneze, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të KARATE-së (FSHK) dhe me Federatën Shqiptare të Xhudos (FSHJ), organizuan sot, në ambientet e Parkut “Feti Borova”, “AMBASSADOR’S CUP”, një event që organizohet për herë të parë dhe i cili synohet që të kthehet në një traditë.
Hapja e këtij eventi koinçidon edhe me 100-vjetorin e Marrëdhënieve të Miqësisë së dy vendeve, Shqipërisë e Japonisë.