Certifikohen trajneret e boksit, pjesemarres ne Kursin Teknik per Trajnere 8-17 Dhjetor 2012

18 Dhjetor, 2012

Ne permbushje te strategjise se KOKSH per permiresimin e kuadrit sportiv (trajneret), KOKSH ne bashkepunim me Federaten Shqiptare  zhvilloi Kursin e Teknik per Trajneret e Boksit nga i cili u certifikuan 23 trajnere. Ky kurs u drejtua nga eksperti i Federates Nderkombetare te Boksit Amator (AIBA) z. Carmine Fracasso, nga Italia. Trajneret pjesemarres ne kete kurs kane zhvilluar  seanca teorike dhe praktike intensive per gjate 10 diteve te kursit sipas nje metodologjie te strukturuar nga eksperti dhe udhezimeve te AIBAs, dhe ne fund te gjithe trajneret i jane nenshtruar provimit me shkrim dhe praktik per marrjen e nivelit te percaktuar nga AIBA, nivelin 1 yll.

Kursin e ndoqen edhe 3 gjyqtare te boksit me qellim permiresimin e tyre per nje vleresim me profesional dhe teknik gjate gjykimit te ndjeshjeve ne vend por edhe nje perspektive per kualifikimin e tyre si gjyqtare nderkombetare.

Zhvillimi i kursit ka qene ne vemendje te Sekretarit te Pergjithshem te KOKSH z. Stavri Bello por edhe te Presidentit te FSHBo z. Gjergj Leqejza te cilet e kane pershendetur zhvillimin e ketij kursi dhe theksuan domosdoshmerine qe trajneret te kryejne kualifikime te tilla per te patur rezultate.

Gjate kursit, me propozim te instruktorit te AIBAs, u zhvillua nje mini kampionat me sportistet e rinj te ardhur nga te
gjitha klubet e vendit (pergjithesisht sportiste te trajnereve qe moren pjese ne kurs), me qellim per te vleresuar aspektin teknik te trajnereve (menyren se si ata i kishin mesuar sportistet) dhe per te bere korrigjimet e nevojshme. Aktiviteti u zhvillua ne palestren ku stervitet ekipi kombetar i boksit. Pjesemarres ne kete mini kampionat ishin sportistet e talentuar si Xhuljo Vrenozi, Alban Beqiri, Indrit Laci, Kristijan Demaj, Rexhildo Zeneli, etj.

Sipas konluzioneve te ekspertit te AIBAs, ai u shpreh pozitivisht per potencialin qe ekziston nder sportistet e rinj megjithese kerkohet qe te punohet me shume me tekniken dhe rregullat teknike, per te cilen ai mendon se eshte kjo arsyeja qe boksieret shqiptare nuk arrine te marrin piket neper gara nderkombetare.

Ne perfundim te tij, ka qene vete Kryetari i Komisionit Teknik te KOKSH z. Viron Bezhani per te pershendetur perfundimin me sukses te ketij kursi. Ai deklaroi se njohurite e marra ne kete kurs jane te vlefshme per te gjithe trajneret edhe deshira jone eshte keto njohuri ju ti praktikoni me sportistet dhe mundesish edhe ti ndani me koleget tuaj te cilet nuk munden te ndiqnin kete kurs. Nga ana e KOKSH ne do te jemi ne mbeshtetje te ketij procesi formimi te trajnereve, pasi nese ju nuk do te keni aftesite, njohurite dhe kapacitetin e duhur si trajnere nuk mund te kemi sportiste cilesore qe te  bejne diferencen neper aktivitete nderkombetare.

Ndersa vete eksperti i ka vene ne nje sfide trajneret pjesemarres qe ne Olimpiaden e ardhshme deshiron te shoh boksin pjesemarres per here te pare ne Ekipin Olimpik.

[nggallery id=20]

Trajneret pjesemarres te cilet u certifikuan jane:

  1. ALKEJD ZENELI
  2. ALTIN  KACI
  3. ALTIN CERPJA
  4. ALTIN SELMANI
  5. ARTUR KOCI
  6. BAFTJAR ABAZAJ
  7. BASHKIM GJANAJ
  8. BESIM BRAHIMI
  9. ELTON SPAHIU
  10. ENTON KIKRRI
  11. FASLI SELIMI
  12. GENTIAN   BEGAJ
  13. GEZIM ZENELI
  14. IKBALL CENAJ
  15. JONID NANO
  16. JOZEF SERRMI
  17. KLAVDO CEKINI
  18. MEHMET HAXHANI
  19. RENATO KURTI
  20. RIGELS NICAJ
  21. ROBERT BARXHAJ
  22. SEAD BUSHATI
  23. SHPETIM BEGOLLI
Gjyqtar pjesemarres
Pavli Karaja
Ardian Tafaj
Liman Kulla

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL