Në Elbasan, presidenti i Komitetit Olimpik, z. Fidel Ylli, së bashku me kryetarin e Bashkisë të qytetit, z. Gledian Llatja dhe me sekretarin Federatës së Hendbollit, z. Armand Çakalli morën pjesë në finalet e kampionatit të hendbollit për shkollave 9-vjeçare (djem).
Në kampionat merrnin pjesë 160 sportistë nga 10 shkolla 9-vjeçare, të cilët janë përballur mes tyre për të nxjerrë më të mirët e qytetit në hendboll.
Aktiviteti tregon edhe një herë se të gjitha sportet olimpike janë në vëmendjen si të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ashtu edhe të pushtetit lokal.