Sot ne ambjentet e Testela Resort ne Tirane filloi zyrtarisht Kursi Teknik per Trajneret e Mundjes. Ne ceremonine e hapjes ishin te pranishem perfaqesues te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Federates Shqiptare te Mundjes, Eksperti i FILAs z. Andon Sheitanov si dhe me shume se 30 trajnere dhe specialiste te mundjes qe do te ndjekin kete kurs per 10 dite rresht.
Hapjen e kursit e beri Presidenti i Federates Shqiptare te Mundjes z. Martin Biba i cili falenderoi KOKSH per mundesine e dhene ne organizimin e ketij kursi i cili vjen si nje nevoje por edhe ne kohen e duhur per trajneret e mundjes. Me pas falenderoi pjesemarresit per angazhimin e tyre per te marre pjese ne kurs si dhe i kerkoi atyre te perfitojne sa me shume nga ky kurs i cili ne vetvete eshte nje vlere per mundjen Shqiptare. Ne kemi nisur me KOKSH nje bashkepunim shume te mire dhe ky kurs vjen ne kuader te ketij bashkepunimi. Dua gjithashtu te falenderoj z. Sheitanov qe pranoi te drejtoje kete kurs dhe personalisht me ka shprehur qe eshte ne dispozicionin tuaj per te perfituar maksimalisht por nga ana tjeter kerkohet edhe perkushtimi juaj.
z. Stavri Bello ne pershendetjen e tij u shpre: “KOKSH eshte i angazhuar per te ndihmuar mundjen Shqiptare per te rritur performancen e rezultateve ne arenen nderkombetare dhe se bashku me FSHM kemi nje plan afatgjate qe sporti i mundjes te jete i pranishem me rezultate cilesore ne te gjitha eventet me te rendesishme sportive si objektiv me te afert Lojrat Mesdhetare te cilat jane nje trampoline per Lojrat Olimpike Rio 2016 dhe gjithashtu nje fokus te vecante edhe tek moshat e reja per tu kualifikuar ne Lojrat Olimpike Rinore dhe per te vijuar keshtu zinxhirin e trajnimit te sportisteve cilesore. Fatmiresisht talentet ne mundje nuk mungojne dhe KOKSH do te vijoje te mbeshtesi sportistet me cilesore me trajnime jashte vendit neper qendra te specializuara. Por per te patur sportiste cilesore kerkohet gjithashtu trajnere me njohuri te perditesuara me zhvillimet e fundit te shkences se trajnimit sportiv dhe per kete aresye ne si KOKSH i kemi kerkuar CIO qe te mbeshtesi kete kurs. Do te keni ne dispozicion ekspertin e FILAs z. Andon Sheitanov i cili ka nje eksperience te gjate ne trajnime te tilla ne te gjithe boten dhe famiresisht ai vjen per here te dyte dhe e njeh mire ambjentin e komunitetit te mundjes Shqiptare. Gjithashtu uroj qe ta shfrytezoni ne maksimum prezencen e tij per te perfituar sa me shume nga ky trajnim. Sigurisht qe ky nuk duhet te jete kursi i vetem por trajnimi i trajnereve duhet te futet ne nje sistem te vazhdueshem cdo vit apo te pakten ne cdo dy vjet”.
[nggallery id=10]
z. Sheitanov u shpreh i kenaqur qe ndodhej ne Tirane per te drejtuar kete kurs dhe per kete falenderoj KOKSH dhe FSHM qe me besuan per te drejtuar kursin. FILA ka nje konsiderate te vecante per Shqiperine pasi ka demonstruar qe ka talente dhe kerkon te afirmohet me talentet e saj neper bote. Me vjen mire qe ne kete kurs jane kaq shume pjesemarres gje qe tregon pasionin dhe deshiren per te permiresuar sportin e mundjes. Perqendrimi i ketij kursi do te kete nje fokus te vecante tek trajnimi i sportisteve te moshave te reja sepse zbulimi dhe trajtimi i talenteve premton per te ardhmen. Ne duhet ti trajnojme keta sportiste te rinj ne ate menyre qe ata te kenaqen dhe jo te merziten dhe ta braktisin mundjen. Megjithate ne ditet ne vijim do te trajtojme te gjitha aspektet hap pas hapi.
Kursi mbeshtetet financiarisht nga Solidariteti Olimpik dhe eshte nen vemendjen e Federates Boterore te Mundjes. Kurse te tilla ne muajin ne vijim do te zhvillohen edhe per sportet e Boksit, Xhudos dhe Taekwondos