Eksperti i Federates Boterore te Mundjes z. Andon Sheitanov takim pune ne KOKSH

8 Tetor, 2012

Sot ne mesdite, ne zyrat e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, z. Andon Sheitanov, eksperti i delegua i FILA (Federata Boterore e Mundjes) per te drejtuar Kursin Teknik per Trajneret e Mundjes eshte pritur ne nje takim pune nga z. Stavri Bello, Sekretar i Pergjithshem i KOKSH.

Ne takim ishin te pranishem edhe Presidenti  dhe Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te mundjes z. Martin Biba dhe z. Ndricim Spahiu, si dhe z. Viron Bezhani, Kryetari Komisionit Teknik te KOKSH.

z. Bello i uroi mireseardhjen ekspertit te FILA dhe e falenderoi per ardhjen e tij per here te dyte ne Shqiperi per trajnimin e trajnereve te mundjes.

“Shqiperia ka nevoje per kualifikimin dhe trajnimin e trajnereve jo vetem ne mundje por edhe ne sporte te tjera dhe per kete KOKSH ka siguruar kurse teknike per trajnere edhe ne sportet Boks, Xhudo dhe Taekwondo. Se bashku me titullaret e FSHM kemi planifikuar nje program qe do ti vije ne ndihme trajnereve te mundjes per rezultate me te mira ne kete sport te tradites dhe ne kete kuader uroj qe kursi te jete i mbare dhe frutdhenes per trajneret pjesemarres”,  tha z. Bello.

Nga ana e tij z. Sheitanov falenderoi KOKSH dhe FSHM per pritjen e tij. Jam i kenaqur qe jam ketu per here te dyte ne Shqiperi per te dhene kontributin tim tek specialistet dhe trajneret e mundjes. Ne lidhje me programin ai do te jete i duhur duke iu pergjigjur kerkesave dhe nevojave te trajnereve qe do te marrin pjese. Programi eshte i ndertuar ne menyre te tille ku praktika mbizoteron, por do te kete edhe raste te trajtimit te ceshtjeve sipas momentit. Ne fund te kursit te gjithe kursantet do te kalojne ne nje provim per njohurite e marra dhe do te certifikohen vetem nese e kalojne kete test.

z. Biba (Presidenti i FSHM) ne fjalen pershendetese te tij theksoi bashkepunimin dhe ndihmen e KOKSH per kete kurs te kualifikimit te trajnereve te cilin e vleresojme shume. Ne kemi nevoje shume per cilesi ne sportin e mundjes dhe ky kurs vejn ne kohen e duhur. Jemi ne kohen direkt pas Lojrave Olimpike dhe ne kohe per te nisur sistem pergatitje afatgjate, si per Lojrat Mesdhetare, ato Olimpike apo kampionate boterore. Edhe njehere dua te theksoj se FSHM e vlereson maksimalisht kete kurs dhe do te kete angazhimin tone por edhe te kryesise qe kursi te arrije misionin e tij.

Kursi Teknik per trajneret e mundjes fillon neser dhe do te zhvillohet ne ambjentet e Testela Resort ne autostraden Tirane-Durres, nga data 9-19 Tetor 2012. Federata Shqiptare e Mundjes ka pergjedhur 30 pjesemarres nga te gjitha rrethet e Shqiperise(trajnere dhe specialiste te sportit te mundjes) qe do te trajnohen ne kete kurs te financuar nga Solidariteti Olimpik. Ne fund te kursit, pjesemarresit qe do te kalojne me sukses testimin e ekspertit te FILA, do te pajiset me certifikaten e kursit te Komitetit Olimpik Nderkombetar dhe  FILAs.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL