Dje u mbyll Kursi Teknik per Trajneret e mundjes i cili u zhvillua pergjate 10 diteve ne ambjentet e Testela Resort ne Tirane. Trajneret pjesemarres paten mundesine te trajnoheshin nga eksperti i Federates Boterore te Mundjes (FILA), i derguar ne Tirane per te drejtuar kete kurs z. Andon Shejtanov. Duhet theksuar se z. Shejtanov ka nje eksperience boterore ne drejtimin e te tilla kurseve. Pergjate ketij kursi jane zhvilluar seanca teorike, praktike dhe analiza te teknikave nepermjet filimimeve te pergatitura nga FILA (set per mesimin e teknikave te mundjes per te dy stilet Olimpike). Kursi ka qene teper intensiv dhe kursantet kane patur mundesi te perfitojne nga ky kurs si edhe ata vete u shprehen se ishin shume te kenaqur nga ajo qe kane mesuar ne kete trajnim.
Pjesemarresit qe ndoqen rregullisht seancat e kursit dhe plotesuan disa nga kriteret e asaj cfare eksperti transmetoi ne kete kurs (perfshirja e te gjithe kursanteve ne forme testimi per te drejtuar seanca te improvizuara stervitore sipas elementeve te vecanta te stervitjes por edhe sipas periudhave qe sportistet duhet te pergatiten perpara garave te ndryshme) u pasjisen me certifikaten e kursit te miratuar nga z. Shejtanov.
Ne ceremonine e mbylljes dhe certifikimit te Kursit Teknik per Trajneret e mundjes pershendeten z. Martin Biba – President i FSHM, z. Stavri Bello – Sekretar i Pergjithshem i KOKSH, z. Anton Shejtanov – Eksperti i FILA dhe z. Ndricim Spahiu – Sekretar i Pergjithshem i FSHM. Te pranishem ne kete ceremoni ishin te pranishem edhe anetare te kryesise se FSHM por edhe pjesetare dashamires se komunitetit te mundjes.
z. Biba ne fjalen e tij falendoroi KOKSH per mundesine e organizimit te ketij kursi dhe iu drejtua pjesemarresve me urimin qe ky kurs te kete qene i vlefshem per ta dhe njohurite e marra ne kete kurs ti transmetojne ne ekipet e tyre duke i perkthyer ato ne performance dhe rezultate me te larta te sportisteve te mundjes.
Ndersa z. Bello falenderoi z. Shejtanov per dedikimin e tij ne kete kurs dhe theksoi faktin qe ky kurs nuk eshte gjithcka por eshte i vlefshem dhe i domosdoshem per trajneret dhe specialistet e sportit te mudjes si nje nga sportet e tradites. KOKSH do te vijoje te mbeshtesi mundjen shqiptare me trajnime per sportistet apo edhe te trajnereve ashtu sic e ka bere edhe me perpara. Tashme eshte radha juaja si trajnere qe te nderthurni njohurite e marra ne programet stervitore me sportistet. Nje gje qe dua te theksoj gjithashtu eshte se kam pare trajnere te rinj dhe kjo eshte nje shenje e mire per mundjen.
Si pjese e programit te zhvilluar ne keto dite trajnimi ku nje fokus i vecante ka pasur edhe stervitshmeria e moshave te reja. Ne kete kuader z. Kliton Muca beri nje prezantim informues ne prani te trajnereve ne lidhje me Lojrat Olimpike Rinore dhe specifikisht per sistemin e kualifikimit per LOR verore qe do te mbahen ne vitin 2014 ne Nanjing te Kines.
Ceremonia vijoi me dhenien e certifikatave dhe me pas me nje kokteil te perbashket.
[nggallery id=11]
Lista e pjesemarresve sipas vleresimit te ekspertit te FILA z. Andon Sheytanov qe moren certifikaten e
SK “TIRANA” (Buron Arapi, Klodian Tereziu)
KS “PARTIZANI” (Ermir Hasa, Ergys Mirukaj)
KS “DINAMO” (Besnik Shehu, Orges Licaj)
KS “KAMZA” ( Vilson Ndregjoni, Ndoc Qokaj)
KS “PERPARIMI KUKES” (Ibrahim Kovaci, Njazi Selmani, Sabah Cenaj)
KS “KORABI PESHKOPI” (Fiqiri Rama)
KS “BESELIDHJA LEZHE” (Saimir Loshi, Rigers Nicaj, Joel Gjelaj, Altin Shtjefni)
KS “FLAMURTARI VLORE” (Ermal Agaj)
KS “TOMORRI BERAT” (Ibrahim Keli, Dritan Therepeli)
KS “TEUTA DURRES” (Glodian Ahmetaj, Altin Kurti, Shkelqim Troplini)
KS “BESA KAVAJE” (Eqerem Kazazi, Kid Kazazi)
KS “PUKA” (Abdullah Hoxha)
KS “BURRELI” (Besnik Selita)
Nderkohe me kerkese te Federates Shqiptare te Mundjes, kursin e kane ndjekur edhe 5 arbitra qe arbitrojne ne kampionatin kombetar, me qellim qe te njihen me mire me teknikat dhe rregullat e mundjes. Ne perfundim te arbitrat pjesemarres jane pajisur me certifikaten e pjesemarrjes te leshura nga KOKSH dhe FSHM.
Gani Gegolli
Vasfi Hoxha
Artan Mitro
Spartak Muho
Anastas Kobuzi