Sportisti i kombëtares shqiptare të taekwondo-së, si dhe i ekipit Tirana, Ernest Merdanaj, triumfon në “Podgorica Open G2” ku morën pjesë 500 sportistë, 38 ekipe dhe 28 shtete.
Merdanaj shkëlqeu në Malin e Zi dhe me këtë rezultat i shtohen edhe 10 pikë në renditjen botërore.
Gara e radhës për Ernestin është në datat 28-30 tetor, “Belgrade Open G2” ku ai shpreson të futet në zonën e medaljeve.