Takim i presidentit të KOKSH me presidentin e KUKKIWON

17 Tetor, 2022

Historike!

Për herë të parë një president i Komitetit Olimpik Shqiptar takon me një president të Federatës Botërore të Taekwondo-së.

Takimi u zhvillua në Seoul të Koresë së Jugut. Në takim presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli shoqërohej nga zëvendësministri i sporteve, z. Endrit Hoxha, “mjeshtër” Kim Yong Ki (themeluesi i taekwondo-së në Shqipëri), znj. Anita Ylli dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima.

Veç urimeve të rastit, gjatë aktivitetit u organizua edhe një ceremoni për vlerësimin e presidentit të KOKSH me “7 Dan Nderi” nga presidenti i KUKKIWON, Doc. Prof. Lee Dong Sup.

Vlerësimi që iu akordua z. Ylli është niveli më i lartë i nderimeve të kësaj natyre.

Ndër të tjera, zyrtarët biseduan për hapjen e zyrës ballkanike KUKKIWON në Tiranë si dhe ndërtimin e strategjisë për futjen dhe zhvillimin e taekwondosë në shkollat shqiptare.

Z. Ylli së bashku me z. Hoxha ftuan z. Lee Dong Sup të vizitojë Shqipërinë.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL