Cel punimet Konferenca e 2-te Kombetare Sport per te Gjithe

15 Janar, 2014

konf2

Sot në Durrës, në ambjentet e Hotel Bleart, celi punimet Konferenca e dytë Kombëtare e Sport për të Gjithë me temën “Shoqëri në Lëvizje” . Konfernca organizohet nga Federata Shqiptare e Sport për të Gjithë në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe partner zyrtar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Fjalën e celjes dhe mirëseardhjes në Konferencë e mbajti Presid

enti i FSHSPGJ Z. Albert Karriqi.  Në vazhdim e morën fjalën dhe  uruan për zhvillimin e punimeve të saj Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani dhe Drejtori i Sporteve në MAS Z. Vladimir Gjonaj. U vu në dukje dhe u theksua rëndësia e zhvillimit të kësaj Konference me tematikën e përzgjedhur në kushtet e domosdoshmërisë të vendit, ku të dhënat për shëndetin në vendin tonë janë alarmante. Vecanërisht Presidenti i KOKSH theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit në iniciativa të tilla në shërbim të komunitetit sportiv dhe të kontributit nga të gjithë partnerët për një jetë të shëndetëshme dhe kulturë sportive dhe jetë aktive.

konf1 konf

Nga Drejtori i Sporteve Z. Gjonaj pasi u vlerësua rëndësia e realizimit të kësaj inisiative, pjesëmarrësit e konferencës u njohën me rëndësinë që zhvillimi i politikave dhe i strategjive për përmisrësimin dhe kontributin për një jetë të shëndetëshme dhe aktive  po i jepet  nga MAS.

Konferenca vazhdoi punimet me zhvillimin e dy sesioneve të paradites temat e të cilit ishin  “Jeta aktive si faktor i cilësisë së jetës” dhe “Infrastruktura  sportive dhe detyrimet që rrjedhin për shtimin e mjediseve sportive publike”. Secili nga sesionet u moderua për temat e vecanta të cilat u shoqëruan me diskutime nga pjesëmarrësit.

Vecanërisht interes pati sesioni i tretë, i cili ishte planifikuar në formën e workshopeve paralele.

Katër temat e diskutimit të workshopeve ishin :

  • Sporti në shkollë dhe jashtë saj
  • Sporti dhe mjediset publike sportive
  • Jeta aktive si faktor  i cilësisë së jetës
  • Kuadri ligjor

Secili nga pjesëmarrësit  kontribuoi me oipinionet në lidhje me diskutimin e secilit nga këto tema. Objektivat dhe idetë u diskutuan midis tyre duke nxjerrë në pah rëndësinë e tematikave dhe problematikave më të rëndësishme në kushtet e jetës në vend.

Nesër do të vijohet me ditën e dytë dhe përmbyllëse të Konferencës e cila do të trajtojë tematikën “Sporti në shkollë dhe jashtë saj”.

Gjithashtu në përfundim, Konferenca do të dalë me një Rezolutë e cila do ti bëhet publike të gjitha institucioneve sportive dhe ato që janë të lidhura, për më shumë vëmendje, sensibilizim dhe promovim të Sport për të Gjithë, dhe marrë në konsideratë si në politikat vendim-marrëse ashtu edhe në veprimtaritë e tjera me karakter social dhe edukativ.

Konf5 konferenca (8) konferenca (1) konf4 konferenca (3) konferenca (4) konferenca (5) konferenca (6) konferenca (7)

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL