Sochi 2014 – Takim i titullareve te KOKSH me perfaqesues te Ambasades Ruse

10 Janar, 2014

DSCF6733

10.01.2014

Presidenti dhe Sekretari i Pergjithshem i KOKSH, priten sot ne zyrat e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar per nje takim pune z. Dmitry Krasakov, Sekretar i pare i Ambasades Ruse ne Shqiperi dhe znj. Suzana Karaxhozi, Kryetare e Shoqates se Bashkeatdhetareve Ruse ne Shqiperi.  Ne takim u diskutua ne lidhje me pergatitjet dhe pjesemarrjen e delegacionit Shqiptar ne Lojrat Olimpike Dimerore “Sochi 2014”, te cilat do te mbahen ne Sochi te Rusise ne datat 7-23 Shkurt 2014, ku deri tani Ekipi Olimpik Shqiptar “Sochi 2014” perbehet nga skiatoret Erjon Tola dhe Suela Mehilli.

Ne takim u diskutua gjithashtu edhe mbi protokoll marreveshjen e bashkepunimit qe KOKSH ka me Komitetin Olimpik te Rusise.

z. Karasov u shpreh optimist per realizimin dhe permbushjen e pikave te marreveshjes se bashkepunimit duke pare mundesite e pergatitjes se sportisteve me te mire shqiptare (ne sportet individuale), per te zhvilluar stazhe pergatitore ne Rusi, ne ato sporte qe Rusia eshte elitare dhe qe perkojne me ato shqiptare.

DSCF6730

 

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL