Bashkia Vlorë për vajza është fituesja e kampionatit të volejbollit në kuadër të projektit Ekipet Sportive 2022.
Në finale u përballën Bashkia Vlorë, e cila në gjysmëfinale kishte eliminuar Bashkinë Lezhë dhe Bashkia Pogradec, e cila kish mundur Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Finalja që u luajt në sallën sportive “Feti Borova” nuk pati histori, me bashkinë Vlorë që mundi bashkinë Pogradec në të treja setet.
Bashkia Vlorë është fituesja e kampionatit të vajzave në volejboll, ndërsa Ministrja e Arsimit, Znj. Kushi dhe Presidenti i KOKSH, Z. Ylli u dorëzuan çmimet fituesve dhe finalistëve.