“Ekipet sportive 2022”, kanë fitues bashkinë Tiranë në kampionatin e volejbollit për meshkuj.
Në finalen e meshkujve të projektit të Sportit në Shkolla u përballën Bashkia Korçë e cila kishte mundur në gjysmëfinale Bashkinë Durrës dhe Bashkia Tiranë e cila fitoi kundër Bashkisë Fier.
Në finale pati dominim total të Bashkisë Tiranë. Bashkia Korçë u mundua por gjimnazistët e Tiranës ishin më të fortë.
Me finalen e djemve mbyllet faza e parë e projektit të sportit në shkolla. Në shtator projekti, i organizuar nga KOKSH dhe federatat e volejbollit dhe të basketbollit, do të shtrihet në shkollat 9-vjeçare e të mesme të të gjithë Shqipërisë.






