Informacion për anëtarët e Asamblesë së KOKSH në lidhje me procedurën e Asamblesë së Përgjithshme Statutore më datë 13.12.2020.
Të nderuar Anëtarë,
Në bazë të Rezolutës së KOKSH, vendimit të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe konfirmimeve me email të më shumë se 2/3 të anëtarëve, ju informojmë se Asambleja e Përgjithshme Statutore do të mbahet më datë 13 dhjetor 2020, në ambjentet e Hotel Mak Albania (ish Hotel Sheraton).
Tashmë, secili nga anëtarët është njohur me Draft Statutin dhe vetëm 3 janë cështjet e diskutueshme për të cilat Anëtarët e Asamblesë ftohen të shprehen me anë të votës në datë 13 Dhjetor 2020, proces i cili do të miratojë të plotë Statutin me ndryshimet e kërkuara nga Anëtarët e KOKSH, sipas Rezolutës së datës 09 Shkurt 2020.
Njoftohen të gjithë anëtarët e Akredituar për të marrë pjesë në këtë proces votimi ditën e Dielë, nga ora 09:30-11:30, në ambjentet e Hotel Mak Albania (ish Hotel Sheraton) duke respektuar rregullat anti covid.
- Në sallën e votimit do të lejohen të hyjnë vetëm personat e akredituar.
- Anëtarët duhet të kenë me vete kartën e identitetit (ose në mungesë pashaportë)
Procedura e Votimit
Fletët e votimit i dorëzohen vetëm personave të akredituar
- 1 fletë votimi për 3 ceshtjet e diskutueshme
- 1 fletë votimi për miratimin e Statutit në tërësi
- 1 fletë votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Verifikimeve dhe Etikës (KVE)
Në përfundim të votimit, Komisioni do të shpallë rezultatet.
Të nderuar Anëtarë të KOKSH, për tu njohur më shumë gjeni me poshtë:
- Lista e të akredituarve
- Fletët e votimit
- CV e kandidatëve për Komisionin e Verifikimeve dhe Etikës (KVE)
- Konfirmimin e më shumë se 2/3 e Anëtarëve të Asamblesë