Paraditen e së shtunës, 2 Prill, 2022, u zhvillua Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH. Asambleja u mblodh nga 1/3 e anëtarëve të saj. Anëtarët me anë të votës vendosën për shkarkimin (45 vota pro / 13 vota kundër) e Mbajtësit të Thesarit të KOKSH, Z. Genc Boga dhe për shkarkimin (46 vota pro / 12 vota kundër) e anëtares së Komisionit Ekzekutiv, Znj. Tatjana Marashi. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i KOKSH, Z. Fidel Ylli u shpreh se në vijim do të ketë zhvillime të reja dhe inovacione në shërbim të rritjes së nivelit të sportit olimpik shqiptar.