Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Fidel Ylli priti në një takim në zyrat e KOKSH Presidentin e “World Boxing Council”, Z. Mauricio Sulaimán, si dhe Presidentin e “Unionit të Boksit Shqiptar”, Z. Ilir Bregasi.
Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i sportit të boksit profesionist në vendin tonë, si dhe anëtarësimi i UBSH në WBC, organizata më e madhe botërore e boksit profesionist.