Shqipëria ka festuar Ditën Botërore të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, duke u bëre pjesë e fushatës globale #WhiteCard në 6 prill 2021, nën drejtimin dhe monitorimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Olimpistë, sportistë, trajnerë , gazetarë, drejtues të Federatave por edhe nxënës të shkollave u bënë pjesë e manifestimeve duke ngritur kartonin e bardhë e duke përcuar mesazhe sensibilizuese që inkurajojnë përfshirjen në sport por edhe duke dhënë shembuj sesi sporti ju ka përmiresuar jetën.
#WhiteCard është një fushatë dixhitale në të gjithë botën e krijuar nga Peace and Sport që promovon vlerat pozitive dhe konstruktive të sportit. Çdo vit fushata # WhiteCard arrin miliona njerëz përmes mediave sociale. Mbajtja lart e një Karte të Bardhë, ashtu si një gjyqtar, është njohur si simboli i lëvizjes paqësore përmes sportit dhe është një veprim që simbolizon fuqinë pozitive të sportit. Në kontrast me kartonin e kuq, i cili nënkupton shkeljen më të rëndë në sport, #WhiteCard është një gjest i përfshirjes, barazisë dhe paqes. Në kontekstin e pandemisë, #WhiteCard u bë një shprehje e unitetit dhe solidaritetit përmes sportit.