Komisioni i Verifikimeve dhe i Etikës eshte nje nga organet e KOKSH, i pavarur dhe qe zgjidhet nga Anetaret e Asamblese se KOKSH.
Ky organ eshte zgjedhur per here te pare ne Asamblene e Pergjithshme te 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH në 10.01.2021, si pjesë Statutit te ri te miratuar po ne kete Asamble.
Anetaret ne perberje te Komisionit jane si me poshte:
Anetaret_____________☏ Kontakt________✉ E-mail
Reshard Kellici _______☏+355697320065__✉ reshard.kellici@gmail.com
Rovena Golemi________☏+355682035794__✉ golemi77@yaoo.com
Klementina Caushaj___☏+355692335918__✉ caushajklmentina@gmail.com
______________________________________________________________________________
Neni 26 i Statutit te KOKSH
Komisioni i Verifikimeve dhe i Etikës
1. Anëtarët e KVE-së zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me votim të fshehtë me më shumë se 50% të votave të të gjithë anëtarëve me të drejtë vote në përputhje me paragrafin f) te Neni 17 (Asambleja Përgjithshme Zgjedhore). Ata zgjidhen për një periudhë jo më të gjatë se 7-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje deri në një herë.
2. KVE do të përbëhet nga 3 anëtarë, të cilët caktojnë mes tyre kryetarin e KVE-së.
3. Kandidatët e KVE-së do të propozohen nga anëtarët me të drejtë vote të Asamblesë së Përgjithshme, dhe duhet të jenë persona që nuk janë anëtarë në Organizatat Sportive anëtare në KOKSH.
4. Kompetencat e KVE-së do të jenë:
- të sigurohet në çdo mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme për legjitimitetin e anëtarëve të KOKSH-it (me të drejtë vote ose jo):
- të sigurohet për plotësimin e kritereve të nevojshme të kandidatëve për anëtarë të KOKSH-it apo për kandidatët për pozicione të ndryshme në organet e KOKSH-it;
- identifikimin dhe mandatimin e personave të autorizuar për të votuar në emër e për llogari të një Organizate Sportive me të drejtë vote apo identitetin e pjesëmarrësve të tjerë në Asamblenë e Përgjithshme;
- të sigurohet që çdo vendim i marrë nga Asambleja e Përgjithshme është në përputhje me kuorumin dhe shumicën e kërkuar nga Statuti i KOKSH-it;
- të raportojë në KE dhe/ose në Asamblenë e Përgjithshme në rast se një anëtar i KOKSH-it apo funksionar i KOKSH-it ndodhet në situatë papajtueshmërie me pozicionin e tij në KOKSH;
- të sigurohet që anëtarët e KOKSH-it janë vazhdimisht në përputhje me kriteret e Statutit;
- të udhëheqë dhe certifikojë proceset zgjedhore të Asamblesë Zgjedhore;
- të sigurohet që anëtarët dhe organet e KOKSH-it ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda KOKSH-it në përputhje me Kodin e Etikës të KOKSH-it dhe Legjislacionin Shqiptar.
5. Kandidatët për anëtarë të KVE-së duhet të plotësojnë këto kushte:
- të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë;
- të kenë vendbanim dhe vendqëndrim të përhershëm në Shqipëri;
- të paktën një nga të tre anëtarët e zgjedhur të ketë arsim të lartë universitar në fushën jurisprudencës;
- të kenë Figurë të Pastër Morale;
- të mos jenë në kushtet e konfliktit të interesave me funksionin e anëtarit të KVE-së; dhe
- të mos jenë kandidatë për, apo drejtues të (President apo Sekretar i Përgjithshëm) ndonjë Organizate Sportive, anëtarë të KOKSH-it apo të organeve dhe/ose komisioneve të tjera të KOKSH-it.