Shqipëria merr pjesë në Lojërat Universitare Evropiane në Lodz, Poloni

18 Korrik, 2022

I takoi Shqipërisë që të hapte ceremoninë e nisjes së Lojërave Universitare Evropiane të cilat zhvillohen në Lodz të Polonisë në datat 15-23 Korrik me pjesëmarrjen e rreth 400 universiteteve nga 40 shtete.

Vajzat e Universitetit të Korçës, kampionet në fuqi në volejboll do të japin më të mirën duke garuar në një grup të vështirë por pritshmëritë janë të larta kjo falë dedikimit maksimal gjatë fazës stërvitore.

Të shoqëruara nga Presidenti i FSHSU-së, Z. Besnik Veliu dhe nën drejtimin e Dr. Artur Adilit, Kryetar i Shoqatës Sportive të UNIKO, vajzat u nisën drejt Polonisë me qëllimin e qartë të hyjnë në ndër 10 më të mirat e kontinentit.

Dalshi faqebardhë dhe na nderoni!

Ky është aktiviteti i fundit ndërkombëtar për këtë sezon dhe përpjekjet e FSHSU janë të vazhdueshme për ti dhënë studentëve tanë kampionë çdo mundësi përfaqësimi ndërkombëtar dinjitoz!

Për 10 ditë do të ketë një copëz shqiptare në Lodz e cila do të na bëjnë krenar!

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL